Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Hamas: Më shumë se 26 mijë 600 palestinezë të vrarë që nga 7 tetori

Gazeta10
29 January 2024 - 16:06

Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi pretendon se të paktën 26 mijë e 637 palestinezë janë vrarë në sulmet izraelite në Gaza që nga 7 tetori.

Shifrat e raportuara nga ministria nuk bëjnë dallim mes luftëtarëve dhe civilëve, shkruan Sky News.

Në njoftimin e kësaj ministrie thuhet se 65 mijë e 387 të tjerë janë të plagosur.

Ministria poashtu thotë se 215 palestinezë janë vrarë në 24 orët e fundit dhe 300 janë plagosur.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.