
Ka nisur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, në të cilën pikë e vetme e rendit të ditës është zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Në këtë seancë pritet të hidhet në votim Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti, e njohur si Qeveria Kurti 4.
Tashmë mbetet të shihet nëse Kurti do të sigurojë votat e nevojshme të deputetëve për formimin e Qeverisë së re.