Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gruda: Askush nuk mund të përfitojë nga shkelja e vet, Kuvendi nuk është konstituuar

Gazeta10
13 September 2026 - 14:18

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me konstituimin e Kuvendit dhe zgjedhjen e nënkryetarit nga radhët e PDK-së.

Gruda ka thënë se “askush nuk mund të përfitojë nga shkelja e vet”, duke kundërshtuar pretendimin se Kuvendi është konstituuar pa u zgjedhur nënkryetari i propozuar nga PDK-ja.

Sipas tij, PDK-ja nuk ka hequr dorë nga e drejta për të propozuar nënkryetarin, por vetëm është përmbajtur përkohësisht nga ushtrimi i kësaj të drejte, deri në sqarimin e rrethanave kushtetuese nga Gjykata Kushtetuese.

Gruda ka akuzuar Vetëvendosjen se ka shkelur afatet dhe ka përdorur, siç i ka quajtur ai, “manovra procedurale dhe lojëra absurde politike” që kanë pamundësuar përfundimin e procesit të konstituimit.

Ai ka paralajmëruar se PDK-ja do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar sqarim lidhur me situatën e krijuar.

“Vetëm Gjykata Kushtetuese mund ta sqarojë dhe ta zgjidhë këtë kaos kushtetues të krijuar nga Vetëvendosja”, ka shkruar Gruda.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.