Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Bastiset një objekt në Zveçan, polica gjen thasë me rërë që përdoren për bllokim rrugësh

Gazeta10
30 January 2024 - 13:30

Policia e Kosovës në veri ka njoftuar se ka tërhequr disa thasë me rërë që në të kaluarën ishin përdorur për bllokimin e rrugëve atje.

Lajmin e ka konfirmuar Veton Elshani, zëvendësdrejtori i policisë në veri të vendit.

“Policia e Kosoves ka pranuar informacione se ne nje objekt publik ne komunen e Zveçanit, ka disa gjera materiale te cilat jane shfrytezuar nga grupet terroriste serbe ne kohen e barrikadave. Sot, gjate kontrollave qe ka bere policia ka konstatuar se ne katin e trete te kesaj ndertese jane dhjetra thase te mbushur me rere qe kane qene si istikame per te sulmuar Policine dhe ne mbrojtje te barikades dhe kontrollimit te rruges kryesore qe te dergon ne Zveçan. Ky objekt publik është shfrytezuar nga pjestaret e organizatave terroriste si Mbrojtja Civile dhe Brigada e Veriut. Kjo eshte edhe nje deshmi se grupet kriminale kane qene te armatosur rend dhe kane pasur plane qe te sulmojne Policine e Kosoves ne rast se ata do te tentonin ti largonin barrikadat”, ka thënë ai për Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
30 July 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.