Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Matoshi: Duhet me qenë idiot me i kritiku Sindikatat

Gazeta10
12 September 2022 - 0:07

Komentatori politik, Halil Matoshi ka kritikuar Qeverinë Kurti që nuk po bën zgjidhje për grevën në arsim.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Matoshi ka shkruar se nuk qeverisin sindikatat, por Qeveria.

Ai tha se Qeveria nuk po do zgjidhje, sepse nuk dëshiron të Qeverisë.

Postimi i plotë:

Nuk qeverisin sindikatat po Qeveria!

Me vendin, në të mirë e në të keq, – në lumni e krizë – menaxhon Qeveria, sepse asht e mandatueme për këtë punë.
Paguhet nga taksat e qytetarëve me qeverisë!
Sindikatat munden me gabu, Qeveria nuk guxon me gabu!
Sindikata nuk e udhëheq një shtet, prandej duhet me qenë idiot me i kritiku Sindikatat, qoftë edhe keq në paçin!?
Qeveria nuk po do zgjidhje sepse nuk po do me qeverisë!

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.