Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Metushi –Krasniqi: Kontrata e Bechtel&Enka ka qenë e keqe dhe do të duhej të ndalohej

Gazeta10
31 January 2024 - 21:06

Diana Metushi-Krasniqi, hulumtuese në Institutin Demokratik i Kosovës, e ka quajtur të keqe kontratën me ‘Bechtel&Enka’, nga e cila Kosova u detyrua t’ia paguante kësaj kompanie 53 milionë euro shtesë për shkak të penalizimeve.

Në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10, Metushi-Krasniqi ka thënë se kontrata e Bechtel&Enka ka qenë maratonë e neglizhimeve të qeverisjeve të kaluara, raporton gazeta10.

“Do të doja të shihja prej Prokurorisë edhe hetime të mëtutjeshme, për shkak se rasti i kontratës së ‘Bechtel&Enka’ ka qenë një maratonë e neglizhimeve të tri qeverive radhazi, e cila respektivisht ka quar në humbjen e parasë publike”, ka thënë Metushi-Krasniqi.

Ajo ka thënë se në 2018 gjatë hulumtimit si institutit kanë vërejtur se ka të bëjë me një kontratë të keqe që është nënshkruar mes Qeverisë së Kosovës dhe kompanisë ‘Bechel&Enka’.

“Kishim të bënim me një kontratë të keqe dhe departamenti Ligjor i Ministrisë së Infrastrukturës nuk është dashur që të lejojë që të shkojë me tutje”, ka thënë Metushi-Krasniqi. /Gazeta10/

Videon e plotë e gjeni me poshtë…

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.