Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Bajrami për mbylljen e “Bankës Komerciale”: Uroj që politizimi i kësaj çështje, mos të hapë mundësi për një bankë të re të Serbisë në Kosovë

Gazeta10
31 January 2024 - 23:05

Deputetja nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Hykmete Bajrami ka reaguar pas mbylljes së “Bankës Komerciale” në Kosovë, shkruan Periskopi.

Bajrami përmes një postimi në Facebook ka sqarur për opinionin se si ka ardhur deri te mbyllja e “Bankës Komerciale”, duke thënë se ka qenë një veprim i natyrshëm dhe nuk ka të bëj asgjë me veprimet e Qeverisë e as të BQK-së.

Derisa ka shpresuar që politizimi i kësaj çështje mos të  hapë rrugë për një bankë të re serbe në Kosovë.

“Unë veç uroj që politizimi i kësaj çështje, në këtë moment mos të hapë mundësinë për kërkesë për një licensë të re, të një banke tjetër të Serbisë në Kosovë!” ka shkruar Bajrami./Gazeta10/

Postimi i plotë:

Për informatën e të gjithëve,

Mbyllja e ‘Bankës Komerciale’ bankë kjo e Serbisë që në Kosovë ka operuar që nga pasufta si bankë e licensuar nga BQK-ja, është mbyllë sot sepse ka me shumë se tri vite që ‘Bankën Komerciale’ në Serbi dhe filialat e saj i ka ble ‘NLB Slovenia’, e cila siç e dini ka e një licensë në Kosovë dhe me ligjin aktual një operatori nuk i lejohet t’i ketë dy licensa.

Andaj mbyllja e ‘Bankës Komerciale’ nuk ka të bëjë asgjë as me veprimet e Qeverisë dhe as të BQK-së, ka qenë veprim i natyrshëm që ka filluar tashmë që nga shitja e kësaj banke, përmes likudimit vullnetar.

Unë veç uroj që politizimi i kësaj çështje, në këtë moment mos të hapë mundësinë për kërkesë për një licensë të re, të një banke tjetër të Serbisë në Kosovë!

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.