Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Zhdrella konfirmon: Krasniqi, Hyseni e Gashijani vazhdojnë me Llapin deri në verë

Gazeta10
31 January 2024 - 23:22

Emisionin “Kampionët” jeni mësuar ta shihni çdo të diel, mirëpo këtë të mërkurë vazhdojmë, pasi kemi diçka të veçantë për ju.

Gjatë këtyre orëve të fundit të muajit janar, do të përcjellim momentet e fundit të merkatos dimërore në Superligën e Kosovës.

Në studio është i ftuar Arbnor Morina, ndihmëstrajner te kombëtarja e Kosovës, i cili po jep komentet e tij në lidhje me transferimet e klubeve të elitës së futbollit kosovar.

Në lidhje direkte foli edhe drejtori sportiv i Llapit, Mentor Zhdrella.

“Ka qenë një merkato e mirë për ne, mendoj ashtu, unë edhe i gjithë stafi i Llapit. Në fund kemi vendosur që t’u besojmë e mos t’i lëshojmë edhe Ilir Krasniqin, Gashijanin e Muhamet Hysenin.” – tha ai.

Në vazhdim, Zhdrella tha se në bazë të një vendimi me gjithë stafin e trajnerëve e kryesinë, në krye me Tahir Batatinën, kishin vendosur që të mos largojnë asnjë futbollistë, pasi secili konsiderohet i vlefshëm për klubin.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.