Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Limaj për opozitën: S’e di a nuk po do, a po do me mbajtë Albinin në pushtet

Gazeta10
31 January 2024 - 23:31

Kryetari Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kritikuar opozitën për mungesë koordinimi. Ai ndër të tjera tha se sot opozita “nuk di ta gjejë rrugën”.

”Nuk ka mundësi me pas një luks opozita që e ka sot karshi dështimeve. Ne e kemi një opozitë që nuk din me gjetë rrugën. Shtrohet pyetja se kjo opozitë a nuk po di a nuk po do, a po do me mbajt Albinin në pushtet”, tha Limaj në RTV21.

Ai më tej tha se opozita konstuktive ndikon edhe pushtetin me tema të caktuara.

”Një opozitë konstruktive në tema të caktuara ndihmon Qeverinë. Më shumë e mbështes Kryeministrin me qëndrime të gabuara se pa qëndrime. Nuk mundet opozita me fjet, me u shmang me lënë kryeministrin pa qëndrime. Nuk është kjo opozitë, për fat të keq një koordinim ka munguar”, deklaroi ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.