
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural sot do të marrë një aksion për lirimin e hapësirës publike në zonën Industriale që lidh Prishtinën me Fushë Kosovën.
Përveç kompanisë se derivateve ‘Patroni’ nga kjo hapësirë pubike, pronë e ministrisë së Bujqësisë do të largohet edhe biznesi tjetër privat, ‘LIRIA FC’.
Në një vendim të siguruar nga Gazeta10, thuhet se lirimi i kësaj hapësire bujqësore do të bëhet me datën 1 shkurt 2024.
“Ekzekutimi i vendimit do të bëhet nga personat dhe organet kompetente të autorizuara të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe me asistimin e Policisë dhe Drejtorisë së Inspektimeve të Komunës së Prishtinës”, thuhet në vendim që ka siguruar gazeta10.
Aksioni për lirimin e kësaj hapërisë publike do të nis sot nga ora 12:00.
Në arsyetimin e vendimit thuhet se “LIRIA FC” nga data 01.01.2024 është dashur ta liroj pronën në fjalë nga njerëzit dhe sendit për shkak se i ka skaduar kontrata.
“Më datë 10.02.2023 është lidhur Kontrata për Dhënien në Shfrytëzim me Qira të Tokës Bujqësore,
me numër të protokollit 518, Njësia Kadastrale P-71914059-02916-21 sipas Fletës Poseduese
2478 Parcela Kadastrale 2916, me sipërfaqe prej 0,55 ari të lidhur në mes të MBPZHR dhe
N.T.SH. “LIRIA FC”. Në bazë të nenit 2 të kësaj kontrate, kohëzgjatja e kontratës ka qenë në kohë
të caktuar për gjashtë (6) muaj dhe atë nga data 01.01.2023 deri më datë 30.06.2023.
Pra, N.T.SH. “LIRIA FC” nga data 01.01.2024 është dashur ta liroj pronën në fjalë nga njerëzit dhe sendit për shkak se i ka skaduar kontrata. Për lirimin e kësaj prone brenda afatit N.T.SH. “LIRIA FC” është
njoftuar katër (4) herë, dhe atë përmes shkresës së datës 13.07.2023, 10. 10.2023, 13.12.2023, dhe
shkresës së datës 09.01.2024 , mirëpo i njëjti nuk ka vepruar konform detyrimeve të tij kontraktuale
dhe ligjore dhe nuk i ka marrë parasysh njoftimet-paralajmërimet e dhëna përmes këtyre shkresave.
Duke qenë se N.T.SH. “LIRIA FC”. nuk ka vepruar sipas nenit 2, të Kontratës për Dhënien në
Shfrytëzim me Qira të Tokës Bujqësore dhe detyrimeve që i ka në bazë të nenit 602, paragrafi 1,
të Ligjit për Marrëdhëniet e Detyrimeve, MBPZHR më datë 09.01.2024 i ka dërguar N.T.SH.
“LIRIA FC”. shkresën me numër nr. 68, paralajmërimi i fundit për mos përmbushje të obligimeve
kontraktuale dhe paralajmërim për lirim të pronës, mirëpo N.T.SH. “LIRIA FC”. nuk ka vepruar
sipas kësaj shkrese. Pra, MBPZHR katër (4) herë radhazi kërkon prej N.T.SH. “LIRIA FC” që
ta liroj pronën vullnetarisht konform nenit 2 të kontratës, mirëpo i njëjti nuk e ka bërë një gjë të
tillë. N.T.SH. “LIRIA FC” nuk ka bazë ligjore për ta mbajtur këtë pronë, andaj i njëjti nga data
01.01.2024 e mbanë kundërligjshëm pronën në fjalë.
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, duke u bazuar në nenin 2, paragrafi 1 nën
paragrafi 1.4, nenet 8, 9, 10, 11 të Ligjit Nr.06/L-113 për Organizimin dhe Funksionimin e
Administratës Shtetërore dhe të Agjencive të Pavarura (Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës/
Nr.7/ 01 mars 2019), nenin 44 paragrafi 1 i Ligjit Nr.05/L-031 për Procedurën e Përgjithshme
Administrative (Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës Nr.20/21 Qershor 2021), citohet: “Akti
administrativ është çdo manifestim vullneti i një organi publik, gë rregullon në mënyrë të
njëanshme një marrëdhënie juridike konkrete të së drejtës administrative, me qëllim prodhimin e
Pasojave juridike, dhe: 1.1. u drejtohet një ose disa personave individualisht të përcaktuar (në
vijim: administrativ individual”, gjegjësisht “kolektiv”), apo 1.2. i drejtohet një grupi personash,
të përcaktuar apo të përcaktueshëm, në bazë 1ë karakteristikave të përgjithshme (në vijim: “akti
administrativ i përgjithshëm “), apo 1.3. përcakton statusin Sipas të së drejtës administrative të një
objekti (sendi) apo të përdorimit të tij nga publiku (në vijim: “akti administrativ in rem”), si dhe
duke u bazuar në nenin 2, të Kontratës për Dhënien në Shfrytëzim me Qira të Tokës Bujqësore
dhe detyrimeve që i ka në bazë të nenit 602, paragrafi 1, të Ligjit për Marrëdhëniet e Detyrimeve”, thuhet në vendimin e Ministrisë së Bujqësisë. /Gazeta10/


