
Fitorja e mbrëmshme ndaj Chelseat ishte mjaft e veçantë për Jurgen Kloppin.
Trajneri i Liverpoolit, përpos që e ruajti primatin në Premierligë dhe distancën ndaj ndjekësve, me këtë rast e regjistroi edhe fitoren e 200-të në Premierligë.
Gjermani e arriti këtë shifër në 318 ndeshje në krye të “Reds” në ligën elitare angleze.
Kështu, ish-trajneri i Borussia Dortmundit u bë vetëm trajneri i dytë më i shpejtë që e arrin këtë numër jubilar.
Rekordin absolut e mban Pep Guardiola, i cili e kishte arritur fitoren e 200-të pas vetëm 269 ndeshjesh.
Ndërkohë, pozitën e tretë me 200 ndeshje të arritura më shpejtë e mban Sir Alex Ferguson me 322 ndeshje, i katërti është Jose Mourinho me 326 ndeshje, kurse Top 5 mbyllet nga Arsene Wenger me 332 ndeshje.