Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sahatçiu:  Shkarkimi i Musliut nga Përparim Rama lidhet me këmbimin e pronave në Badoc

Gazeta10
02 February 2024 - 17:23

Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu ka reaguar pas vendimit që mori kryetari Përparim Rama për shkarkimin e Drejtorit të Shërbimeve Publike, Ilirik Musliut.

Ajo tha se Ilirik Musliu u njoftua për shkarkimin e tij përmes njoftimit që Rama bëri në rrjetin sociale Facebook derisa tha se një vendim i tillë nga ai lidhet me zonën e Badocit.

“Shkarkimi i fshehur i Ilirik Musliut sot përmes rrjeteve sociale, pa e komunikuar tek ai dhe askush tjetër rreth tij, është revansh i pastër. Na duket si revash politik por nga një jopolitikan si Përparim Rama, revanshet janë personale.

Ky shkarkim, që i madh e i vogël sot në Prishtinë e di se nuk ka fare të bëjë me mbeturina e me Ilirikun, vjen pasi si PDK ritheksuam publikisht qëndrimin tonë politik që nuk do të mbështesim me asnjë kusht propozimin e tij për këmbim pronash me epiqendër zonën e Badovcit dhe çdo propozim tjetër që dëmton interesin publik.”

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.