Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Rama: Kosova ka të drejtën e pamohueshme të mbrojë kushtetutën e saj

Gazeta10
05 February 2024 - 14:51

Kryeministri shqiptar Edi Rama thotë se të gjithë janë dakord që qeveria e Kosovës duhet të angazhohet, të koordinohet dhe të punojë më ngushtë me aleatët e saj kryesorë, por sipas tij nuk duhet harruar të drejtën e pamohueshme të Kosovës për të zbatuar kushtetutën e saj.

Duke iu referuar agresionit të Serbisë në Banjskë të Zveçanit, ai tha se është thelbësore të ruhet fokusi dhe ndjenja e ekuilibrit.

“Ndërsa të gjithë jemi dakord që qeveria e Kosovës duhet të angazhohet, të koordinohet dhe të punojë më ngushtë me aleatët e saj kryesorë, le të mos e harrojmë gjithashtu të drejtën e pamohueshme të Kosovës për të zbatuar kushtetutën e saj. Pas Banjskës, është thelbësore të ruani fokusin dhe ndjenjën e ekuilibrit”, shkroi Rama në X./Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.