Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

‘Shërbimi im ndaj vendit, s’matet për 200 vjet në krahasim me këtë Qeveri’ – Fatmir Limaj

Gazeta10
08 February 2024 - 9:43

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmmir Limaj ka thënë se shërbimi i tij ndaj Kosovës nuk mund të matet as me 200 vjet me këtë Qeveri.

Sipas tij, kjo Qeveri nuk ka bërë asgjë në krahasim me premtimet që i ka dhënë.

“’Shërbimi im ndaj vendit, s’matet për 200 vjet në krahasim me këtë Qeveri. Këta nuk kanë bërë asgjë. Ajo që mund të them është se unë ende jam i etur për projektet të mëdha. E kam në mendje edhe një projekt të madh për t’i bërë këtij vendi që e nxjerr vendin në një stad tjetër. Që nga ai projekt qytetari i Kosovës 100% do të këtë jetën me komode që dhe do të ndikonte të rritjen e pagave për të gjithë sektorët publikë”, ka thënë Limaj, në emisionin ‘Politiko’ në kanal10.

Sipas tij, nëse do të realizohej ky projekt i tij, atëherë do të forcohej edhe pavarësia ekonomike e vendit tonë.

Edhe pse nuk ka treguar se për çfarë projekti është fjala, Limaj ka thënë se ndryshe nga këta që janë aktualisht në pushtet, ai do ta realizonte atë pa problem./Gazeta10/

Deklaratën e tij të plotë për këtë çështje e gjeni me poshtë…

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.