Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Glauk Konjufca arrin në gjykatë, nis seanca për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend

Gazeta10
08 February 2024 - 10:20

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca është shfaqur në seancën gjyqësore e ku akuzohet për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend.

Gazetari i Kanal10 njofton se tashmë ka nisur seanca gjyqësore e ku po merr pjesë edhe kryeparlamentari, raporton gazeta10.

Në disa fotografi të realizuara nga gazetari i Kanal10, Konjufca shfaqet me deponim të mirë në sallën ku po mbahet seanca gjyqësore.

Kujtojmë që Glauk Konjfuca akuzohet se në seancën e Kuvendit të Kosovës të datës 10 gusht 2016, në cilësi të deputetit, ka hedhur gaz lotsjellës në sallë, me ç’rast është pamundësuar qëndrimi në sallë. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.