Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Lumir Abdixhiku godet Kurtin: Viti i katërt i pushtetit popullist, ndryshimet dhe projektet zhvillimore s’do të vijnë kurrë

Gazeta10
12 February 2024 - 20:55

Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku është shprehur i ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti, ai në një status në Facebook-un e tij teksa tregoi për vizitën e bërë në Viti, aty ku qeveris partia e tij, tha se ne nivelin qendror po futemi në vitin e katërt të “pushtetit popullist”.

Andaj sipas tij, me qeverinë Kurti “ndryshimet thelbësore, projektet zhvillimore, nuk kanë për të ardhur asnjëherë”.

“Për popullistët, zhvillimi vërtetë është i vështirë”, vijon Abdixhiku.

Ai shpreh brengë për largimin e qytetarëve nga vendi duke thënë “koha po na ikën, njerëzit po na largohen, gjersa vendi mbetë peng kolektiv i popullizmit simbolik”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.