
Duke folur rreth marrëveshjes finale mes Kosovës dhe Serbisë, historiani i njohur kosovar, Jusuf Buxhovi ka thënë se edhe Kurti edhe Vuçiqi po i ikun nënshkrimit të kësaj marrëveshje.
Në emsionin ‘Politiko’ në Kanal10, Buxhovi ka thënë se ikja nga marrëveshja finale po bëhet pasi të dyja palët i kanë interesat e veta, raporton gazeta10.
“Qeveria Kurti e ka anatemën me të cilën ka ardhur në pushtet që nuk pranojmë Asociacion, bile e ka pas edhe atë kauzën për Bashkim Kombëtar etj. edhe pse kemi transformim pozitiv. Nëse shihen veprimet e Kurtit, sot janë Kosovo-centrist dhe kjo është pozitive”, ka thënë Buxhovi. /Gazeta10/
Videon e plotë e gjeni me poshtë…