
Humanisti kosovar, Halil Kastrati, është shpallur Qytetar Nderi i Podujevës.
Kastrati ka marrë këtë titull gjatë ditës së sotme nga Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, transmeton Gazeta10.
“Sa është privilegj, po aq është përgjegjësi ky titull jo vetëm për mua, por edhe për gjithë Shoqatën “Jetimat e Ballkanit”, ka shkruar fillimisht ai në Facebook.
Më tej, Kastrati ka deklaruar se këtë titull ua dedikon shqiptarëve dhe donatorëve të shoqatës “Jetimat e Ballkanit”./Gazeta10