
08:00
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Këshillit Grevist të BSPK-së. (Ndërtesa e Qeverisë)
09:00
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, e pret në aeroport presidenten e Hungarisë, Katalin Novak. (ANP “Adem Jashari”)
09:20
Presidentja Vjosa Osmani-Sadriu e pret me ceremoni presidenten e Hungarisë, Katalina Novák. Më pas të dy presidentet do të mbajnë konferencë për medie. (Kabineti i presidentes)
10:00
Zv.kryeministri Besnik Bislimi dhe shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, nënshkruajnë marrëveshjen për programin e parë financiar vjetor IPA III, në vlerën 63.96 milionë euro. Pas nënshkrimit do të ketë konferencë të përbashkët për medie. (Ndërtesa e Qeverisë)
10:00
Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) bën hapjen e ekspozitës “Dhuna nuk fshehet brenda mureve”. (Sheshi “Nijazi Azemi”, Viti)
11:00
Partia Socialdemokrate mban aktivitet pranë Ministrisë së Shëndetësisë. (Para MSh-së)
12:00
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) mban konferencë për medie. (Në oborrin e Kuvendit të Kosovës)/Gazeta10