
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka qëndruar sot në Shqipëri.
Ai gjatë kësaj vizite ka takuar krerët e lartë të shtetit shqiptar.
Poashtu Blinken, në një konferencë për media bashkë me kryeministrin Edi Rama ka folur edhe për rajonin dhe për dialogun Kosovë-Serbi.
Ekipi i Kanal 10 gjendet në kryeqytetin shqiptar ku do të sjell nga atje detajet nga vizita e Blinken.
Gazetari Kushtrim Sadiku në një paraqitje të drejtpërdrejtë për emisioni “Raport Speciale” pas përfudnimit të konferencës në mes Sekretarit amerikan i Shtetit, Antony Blinken ai ka komentuar situatën në Tiranë.
Sadiku tutje ka thënë se me fjalimin që tha Blinken ai ka deklaruar se SHBA-ja mbështetë dialogun e BE-së.
“Kur ka folur për dialogun ka qenë Blinken i cili ka deklaruar se dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja është i duhuri dhe shtegu i vetëm për të ecur përpara”, ka thënë ai.