
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar një video në profilin e tij në Facebook, në prag të 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Në video, janë përfshirë shumë sekuenca me fëmijë, me objekte të ndryshme historike të Kosovës, me këngëtarë e me sportistë të njohur, që dhanë kontributet e tyre në Kosovë.
Në fillim të videos, është legjendari Adem Jashari, ndërsa ka edhe pamje gjatë luftës në Kosovë.