
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, në kohën kur u shpall Pavarësia e Kosovës, Lufi Haziri ka thënë se në fillim të muajit shkurt të vitit 2008 e kishin kuptuar se data 17 do të jetë ditë e shpalljes.
Ai tha se data e shpalljes ka qenë sekret publik. Haziri përmendi një deklaratë të kryeministrit Kurti dy ditë para 17 shkurtit.
” Më 15 shkurt Albin Kurti i sotshëm është kryeministër i Kosovës, ka dalë me një prononcim me gazetarë ka thënë nuk ka me ndodhë Pavarësia, është mashtrim i madh…është i vetmi”, tha Haziri.
Ai tha se njëherë ishte planifikuar që shpallja e Pavarësisë të bëhej në dhjetor të vitit 2006, por sipas tij një gjë e tillë u shty për shkak të shpalljes së zgjedhjeve.