
Tensione të ashpra janë ngritur mes analistëve Nexhmedin Spahiu dhe Halil Matoshit ku ky i fundit e ka quajtur stalinizëm e enverizëm fjalët e Spahiut në lidhje me raportet e Kosovës dhe Serbisë.
Sipas Matoshit diskutimet e Spahiut po i shpallin luftë Amerikës.
“Kjo është kulmi i stalinizmit dhe enverizmit, i ka shpallë luftë Shteteve të Bashkuara, i ka shpallë imperializmit amerikan luftë, a e dëgjove dhe tash po thotë jo nuk thash. Krejt populli enverista ishim kanë.”
Spahiu në Poliitko në Kanal10 ka reaguar pas emërtimeve të tilla duke i quajtuar akuza të kota.
“As vet nuk i mendon ky ato akuza, janë palidhje, nuk i mendon të paktën jo për mu. Është e vërtetë që problem më i madh i kësaj shoqërie. Enverizmi është i futur shumë thëllë dhe produktet e saj janë shumë negative. Enverizmi ende imponohet përmes teksteve të letërsisë. “