Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ahmeti: Presim lirimin e ish-krerëve, vendimi i tillë i shërben paqes dhe stabilitetit në tërë Ballkanin Perëndimor

Gazeta10
12 September 2026 - 14:14

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim , Ali Ahmeti, në prononcim për Kanal10 ka folur për pritjet lidhur me vendimin e trupit gjykues ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Ahmeti tha se pret që trupi gjykues të marrë një vendim historik, i cili, sipas tij, do t’i shërbejë paqes dhe stabilitetit jo vetëm në Kosovë, por në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Presim që trupi gjykues të marrë vendimin historik që i shërben paqes dhe stabilitetit, jo vetëm të Kosovës, por të tërë rajonit të Ballkanit Perëndimor. Presim lirimin e tyre, sepse janë të pafajshëm”, u shpreh Ali Ahmeti.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.