
Analisti Imer Mushkolaj ka ironizuar me kryediplomaten Donika Gërvalla, pas raportimeve se ajo ka kërkuar largimin e ambasadorit gjerman, të cilat më pas i demantoi edhe vet.
Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Mushkolaj ka shkruar:
“Me mujtë diqysh me e largu edhe këtë ambasadorin amerikan. Donikë?”
Ndërkohë, në lidhje me këto raportime, gjatë së martës reagoi Gërvalla, duke i demantuar të njëjtat.
“Pretendimi që kinse paskam kërkuar largimin e ambasadorit gjerman Rohde është sa i pavërtetë, aq edhe absurd. Është në vazhdën e fushatave dhe sulmeve të përditshme ndaj meje dhe institucionit që drejtoj. Nuk duhet të befasohemi kur të lexojmë që kam kërkuar edhe shkarkimin e Kancelarit Scholz dhe Ministres së Jashtme Baerbock”, ka shkruar ajo në Facebook.