Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ҫështja e dinarit, ambasadorët e QUINT-it ia “zënë” derën Kurtit

Gazeta10
21 February 2024 - 12:13

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ai i Francës, Olivier Guerot si dhe ambasadori italian, Antonello De Riu i kanë shkuar në takim kryeministrit, Albin Kurti.

Ndryshe, pas vendimit të BQK-së për të ndaluar përdorimin e dinarit presioni nga ndërkombëtarët është shtuar.

Po ashtu vlen të theksohet se ambasadorët kanë mbajtur një takim me Kurtin edhe javë më parë.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania dhe Bashkimi Evropian, tashmë kanë dalë me qëndrimet e tyre mbi këtë çështje.

Kryeministri i Kosovës, ka thënë se ky është vendim i BQK-së dhe se politika nuk mund të ndërhyjë në vendimet e institucioneve të pavarura

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.