Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Dëshmi dhune – “I kam fotot e mavijojsjes së 4-vjeçares kur ka qenë në spital” – Berisha

Gazeta10
21 February 2024 - 18:10

Veton Berisha kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane në emisionin “Raport me Naim Sadikun” ka dhënë deklarata të forta për televizionin Kanal10.

Ai ka thënë se vajza 4 vjeçare ka pasur dhunë dhe se ai posedon një foto të cilën nuk mundet ta publikojë, raporton Gazeta10.

Berisha fton të gjithë Institucionet e drejtësisë që të bëhet ndëshkimi ndaj personave që kanë përdorur dhunë.

“E kam një foto e cila është shkrepur në Institucionet shëndetësore dhe pamjet e mavijosjes së asaj vajze janë tepër të rënda, nga dhuna që ka ndodh ajo ka pasë një seps, unë veç i ftojë Institucionet e drejtësisë ta mendojnë këtë fëmijë si fëmijën e tyre dhe të zbardhet rasti, gjithmonë na shkojnë rastet në një dhimbje tre ditore dhe pastaj heshtë çdo gjë, ndëshkimi është masa më e mirë e parandalimit të të këqijave që janë në mesin tonë”, tha ai për Kanal10./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.