Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Nën kërcënim të armës, i dyshuari vjedh barna dhe shiringa në një barnatore në Ulpianë

Gazeta10
21 February 2024 - 18:42

Policia e Kosovës njoftoi se një person, nën kërcënim të armës ka grabitur sot një barnatore në lagjen “Ulpiana” në kryeqytet, shkruan reporteri .

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se i dyshuari ka vjedhur një sasi të barnave të ndryshme dhe shiringa në vlerë prej 800 eurosh.

“Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit si dhe identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar”, ka thënë Ahmeti.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.