Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Nuk ka fitues në ndeshjen e parë, Napoli dhe Barcelona luajnë baras

Gazeta10
21 February 2024 - 23:01

Napoli dhe Barcelona kanë luajtur baras në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve me rezultat 1-1. 

Pjesa e parë nisi më mirë për Barcelonën, kur krijoi dy raste të mira shënimi me anë të Lamine Yamal, por pa arritur të gjej golin.

Rast të mirë pati edhe Robert Lewandowski në minutën e 14-të, por pa sukses njësoj si Ilkay Gundogan në minutën e 28-të

Me rezultatin e bardhë 0-0 përfunduan 45 minutat e para në Diego Maradona stadium mes Napolit dhe Barcelonës.

Barcelona u paraqit më mirë edhe në pjesën e dytë, derisa kur kaluan një orë lojë katalunasit gjetën edhe golin e epërsisë.

Pedri dhuroi një asistim të mrekullueshëm për Robert Lewandowskin i cili me një goditje të bukur realizoi për 0-1.

Ky gol ishte i pari për Barcelonën në fazën e eliminimit direkt pas 1078 ditëve në Ligën e Kampionëve.

Megjithatë epërsia e skuadrës mysafire nuk zgjati më shumë se 15 minuta, kur Anguisa shërbeu mirë Victor Osimhen dhe sulmuesi nigerian barazoi shifrat në 1-1.

Pas golit të barazimit, Napoli ishte skuadër që pati më shumë nga loja duke kërkuar edhe golin e fitores, por një gjëje të tillë nuk ia arritën.

Por deri në fund gola më nuk pati dhe ndeshja u mbyll baras 1-1.

Ndeshja e kthimit zhvillohet më 12 mars në Estadi Olímpic Lluís Companys në Barcelonë, ku dy skuadrat kërkojnë kalimin në çerekfinale.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.