Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Maqedonci: Vuçiq po e zvarrit dialogun për ta pritur përfundimin e luftës në Ukrainë

Gazeta10
22 February 2024 - 16:36

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se grupet e sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë kanë përdorur armatim të thelluar në fabrikat shtetërore të Republikës së Serbisë dhe se kanë qenë të trajnuar nga instruktorë ushtarakë.

Kështu ai ka deklaruar në “Samitin e Ballkanit për dezinformim”, teksa ka theksuar se janë duke punuar në ndërtimin e një qendre trajnuese kombëtare për sigurinë kibernetike e cila do të inaugurohet më 26 mars.

Maqedonci ka shtuar se Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Sigurisë së Kosovës kanë mekanizmat e saj për t’u përballur në anën e dezinformimit.

“Normalisht gjithmonë që kërcënimeve hibride përgjigja duhet të jepet përmes një qasje hibride që nënkupton angazhimin e shumë elementeve të fuqisë shtetërore për t’u përballur me këtë sfidë të kohëve moderne sfidë që është e vërteta ka qenë edhe më herët, mirëpo kërcënimet hibride si format i luftës janë duke u rritur në aspektin e aplikimit nga vendet kryesisht autokratike të cilat normalisht këtë pjesën etike dhe morale nuk e kanë në politikën e tyre”.

Në këtë aspekt, ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Sigurisë së Kosovës ka mekanizmat e saj për t’u përballur, gjithçka fillon me një analizë që bëhet në sistemin tonë, më saktësisht në proceset tona të vendimmarrjes gjithmonë faza e parë është analiza që nënkupton që nga ajo analizë të nxjerrim konkludimiet, dhe të ndahen supozimet prej fakteve por edhe të ndahet pjesa e dezinformimit që është një metodë e theksuar kohëve të fundit”.

“Dezinformomi në kuptimin e mbrojtjes nënkupton edhe pjesën e mashtrimit operacional, kundërshtari dezinformon jo vetëm me një qëllim të krijimit të një ambienti të paqartë por edhe për të krijuar një mundësi që të bëjë një mashtrim operacional për forcat që zhvillojnë mbrojtje të territorit apo të vendit, kjo është parë shumë herë. Aktualisht jemi duke punuar në ndërtimin e një qendre trajnuese kombëtare për sigurinë kibernetike, që gjithashtu është një pjesë e luftës kundër dezinformimit dhe luftës hibride. Këtë qendër planifikojmë ta inaugurojmë gjatë muajit mars më saktësisht me datën 26 do të bëjmë nënshkrimin e kurrikulës trajnuese të kësaj qendre,” tha Maqedonci.

Po ashtu, Maqedonci vlerësoi se inavizioni rus në Ukrainë në një formë ka ndikuar edhe në destabilizmin e rajonit të Ballkanit Perëndimor, më saktësisht në veri të Kosovës.

Ai shtoi se ka evidenca për grupet e 24 shtatorit në Banjska të Zveçanit kanë përdorur armatim të thelluar në fabrikat shtetërore të Republikës së Serbisë si dhe kanë qenë të trajnuar nga instruktorë ushtarakë si dhe dyshojnë që gjatë kësaj periudhe prej që ekziston qendra humanitare ruse në Nish mund të jenë të trajnuar dhe të përgatitur nga kjo qendër.

Sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, Maqedonci tha se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, po neglizhon përmbylljen e procesit, pasi sipas tij, ai po pret rezultatin e luftës në Ukrainë në mënyrë që të vlerësojë situatën, e cila do të ishte e favorshme për shtetin e Serbisë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.