
Debat i ashpër ka vazhduar mes kryeredaktorit të Kanal10, Naim Sadiku dhe kryetarit të Podujevës, Shpejtim Bulliqi në emisionin Politiko në Kanal10 lidhur me ndarjen e buxhetit nga niveli qendror në komuna.
Sadiku ka krahasuar disa nga komunat në vend me ato të cilat qeverisën nga partia e VV-së duke thënë se vazhdon qasja diskriminuese nga qeveria.
Bulliqi ka kundërshtuar Sadikun duke thënë se edhe komunat tjera po përkrahen.
“E keni investimin në Ferizaj tash që është duke u bë impianti i ujërave diku 25 milionë euro. Varet çfarë indikatori po merrni për bazë. Jeni kap në një indikatorë të cilën e ka hartu Instituti GAP, por nëse marrim edhe një varg indikatorësh tjerë do ta shohim që kanë me prodhu një rezultat tjetër, një përqindje tjetër dhe krejt një sasi tjetër buxhetore që ndahen në emër të komunave.”/Gazeta10/