Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Me i mbushë hundtë kokainë, që pijnë n’zyre të shtetit”-Debat i nxehtë mes Bulliqit e Matoshit

Gazeta10
22 February 2024 - 22:03

Tensione të ashpra kanë vazhduar mes analistit Halil Matoshi dhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi për çështjen e sigurisë në vend.

Bullqit në Politiko në Kanal10 tha se shkalla e sigurisë në vend është shumë e lartë, gjë e cila sipas tij nuk ishte më parë.

“ Kemi një shkallë më të lartë të sigurisë në veri të vendit që asnjëherë më përpara se kemi pasë, është situatë stabile. Mirëpo ju po e shihni që Radojçiqi për një kohë rrike midis Prishtinë tash spo guxon me nejt në vend fare.”

Tutje Bulliqi ka përmendur edhe takimin me kryetarin e Lepoaviciqit duke treguar për situatën në Leposaviq.

“Kryetari tha se kemi një bashkëpunim të jashtëzakonshëm me qytetarët e asaj pjese.”

I pari i Podujevës është ndërprerë nga Matoshi i cili ka rikujtuar pamjet e zyrtarëve komunalë me kokainë brenda asaj komune.

“Me i mbushë hundtë kokainë që pijnë n`zyre të shtetit.”/Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.