
Një debat i ashpër ka ndodhur në emisionin “Gallatë me Arben Ahmetin” në mes të kryetarit të partisë Fjala, Gëzim Kelmendi dhe antarës së partisë Socialdemokrate, Teutë Rrusta.
Kjo përplasje ka ndodhur si pasojë e votimit të ligjit për shëndetin riprodhues gjatë ditës së djeshme, raporton Gazeta10.
Kryetari Kelmendi ka thënë se gruan me këtë ligj dëshirojnë ta shëndërrojnë në kafshë ngase vetëm në lopë inplatohen qeliza të tilla.
“Nga njerëz jo me kulturë vijnë këto ligje, ne duhet ta synojmë që edhe si vajzë por edhe si grua dhe si nënë ta ruajmë rolin e saj në shoqëri sepse është shtylla e një vendi, dhe këta përmes këtyre ligjeve po dojnë femrën me shëndrru në kafshë, ngase vetëm në lopë inplatohen qeliza të tilla”, tha ai.
Ndërsa antarja e partisë Socialdemokrate, Teutë Rrusta ka thënë se e mashkujt po frikësohen sepse shoqëria po organizohet ndryshe jo sipas religjionit.
“Po pse po ki frikë, nga kush po ki frikë, nuk është frika juaj se është duke u zhdukur njerëzimi, frika juaj është se po organizohet shoqëria ndryshe e jo sipas religjionit tuaj”, tha ajo.
Më poshtë mund ta ndiqni videon./Gazeta10