Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Nënkryetarja e PDK-së: Kurti po krijon kriza me aleatët për t`i fshehur skandalet në qeverisjen e brendshme

Gazeta10
23 February 2024 - 9:44

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj emërimit të Berkir Gërgurit, aktivist i VV-së, në pozitën e ushtruesit të detyrës së shefit ekzekutiv të KEK-ut.

Çitaku ka shkruar se kryeministri Albin Kurti po krijon kriza me aleatët për t`i fshehur skandalet e brendshme.

“Kryeministri dhe eksponentët e VV vazhdojnë të krijojnë kriza dhe konflikte me aleatët. Kacafytjet e tyre publike herë me SHBA-në, herë me BE-në u kanë sjellur vetëm një të mirë. Po ua lënë në hije skandalet e njëpasnjëshme në qeverisjen e brendshme. Dje një zyrtar i VV-së u emërua drejtor i KEK-ut. Kjo pas arrestimit të ish Drejtorit, i cili poashtu ka qenë zyrtar i VV-së”, ka shkruar ajo.

Çitaku ka vlerësuar se kjo mendësi nuk do të ketë jetë të gjatë.

“Tashmë është e qartë, përplasjet me aleatët, në emër të sovranitetit, po bëhen për të kompenzuar mungesën e sukseseve në qeverisje , dhe për të mbuluar skandalet. Nuk do të ketë jetë të gjatë kjo mendësi”, ka shkruar zyrtarja e lartë e PDK-së.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.