Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Arsenali fiton bindshëm ndaj Newcastle

Gazeta10
24 Shkurt 2024 - 22:54

Skuadra e Arsenalit ka arritur fitoren e radhës në Premier League.

Kësaj here, të besuarit e Mikel Artetas ka arritur të triumfojë bindshëm ndaj Newcastle United.

“Gunners” kanë siguruar fitoren prej 4-1, nga dy gola për secilën pjesë.

Goli i parë ishte një autogol i shënuar nga Sven Botman pas një goditje këndi, ndërsa golin e dytë e shënonte Kai Havertz pas asistimit të Gabriel Martinellit.

Pjesa e dytë nisi më ngadalë për klubin londinez, mirëpo Bukayo Saka shënoi pas 10 minutash në pjesën e dytë.

Golin e katërt e shënoi Jakub Kiëior pas asistimit të Declan Rice nga këndorja.

Newcastle United shënoi golin ngushëllues, të cilin e siguroi ish-lojtari i Arsenalit, Joe Willock.

Kështu, Arsenali e zë pozitën e tretë në tabelë me 58 pikë, ndërsa para tij gjenden Liverpooli në vendin e parë dhe Manchester City në vendin e dytë.

Ndërkohë, Newcastle është larg formës së sezonit të kaluar, duke qenë vetëm në vendin e tetë me 37 pikë.

Xhiron tjetër, Arsenali do të luajë si mysafir i Sheffield United, teksa Newcastle pret në “St. James’ Park” Wolves.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.