
Është parandaluar një rast i kontrabandës në pikën kufitare në Vermicë.
Kështu ka bërë të ditur Dogana e Kosovës përmes një njoftimi.
Sipas njoftimit të tyre, te automjeti pas ndaljes dhe kontrollit të tij, është zbuluar një sasi e mallit ushqimor të padeklaruar.
Pesha totale e mallit arrin 128 kg, ku përfshihen karkaleca, kallamar, oktapod dhe gjel deti.
Malli është konfiskuar, ndërsa ndaj personit përgjegjës për bartjen e tyre, është shqiptuar kundërvajtje doganore.