Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Lajm i keq për Chelsean, Nkunku lëndohet sërish

Gazeta10
27 February 2024 - 15:47

Erdhi te Chelsea me shumë bujë, por aventura e tij në Londër nuk shkoi siç e kishte planifikuar.

Christopher Nkunku është lënduar sërish dhe nuk do të jetë në dispozicion të Mauricio Pochettinos për ndeshjet e ardhshme.

Francezi ka luajtur vetëm në nëntë ndeshje për “Blutë e Londrës” këtë edicion, pasi në gusht të vitit të kaluar pësoi një lëndim të rëndë në gju që e la jashtë fushave për gjashtë muaj.

Nkunku është lëduar sërish në finalen e Carabao Cup ndaj Liverpoolit, teksa nuk është bërë ende e ditur për sa kohë do të jetë jashtë fushave.

Me lëndimin e sulmuesit francez shtohen edhe më shumë telashet për ekipin e drejtuar nga Pochettino në fazën ofanzive.

26-vjeçari erdhi te Chelsea nga Leipzigu për shumën e 60 milionë eurove.

Nkunku kishte shënuar 35 gola me Leipzigun sezonin e kaluar në të gjitha garat, teksa ishte shpallur lojtari i vitit në elitën e futbollit gjerman.

Sulmuesi francez ka kontratë me Chelsean deri në verën e vitit 2029 dhe vlera e tij në treg është rreth 75 milionë euro.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.