
Çështja e dinarit ka përfunduar në tryezën e bisedimeve Kosovë – Serbi në Bruksel. Në takim kanë marrë pjesë ekspertë financiar nga të dyja shtetet, por pa rezultat.
Në lidhje me këtë çështje, në emisionin ‘Raport’ në Kanal10 ka folur deputeti i Vetëvendosjes, Alban Bajrami.
Ai e ka vlerësuar vendim të drejt shkuarjen e zyrtarëve nga BQK në Bruksel për t’ia sqaruar vendimin për dinarin palës serbe.
“Ky takim është mirë që ka ndodhur, për shkak se ka pasur shumë dezinformata në lidhje me vendimin që BQK ka nxjerr. Kjo nga ana e Serbisë u përdor edhe tek serbët lokal kinse qeveria e Kosovës po punon kundër serbëve që jetojnë në Kosovë”, ka thënë Bajrami, raporton gazeta10.
Sipas tij, ky takim ka qenë informuar edhe për përfaqësuesit e Bashkimit Evropën se vendimi për ndalimin e dinarit nuk ka për qëllim përndjekjen e qytetarëve serb që jetojnë në Kosovë, por vetëm zbatim të një vendimi që është legjitim.
Bajrami shton se Serbia ka krijuar një diskurs fashisë brenda vendit të tyre në raporton me Kosovën dhe janë të obliguar ta ushqejnë atë.
“Kanë krijuar një përbindësh në Serbi, që nëse s’ushqehet me këso, i ha edhe ata”, ka thënë Bajrami. /Gazeta10/
Deklaratën e tij të plotë rreth kësaj çështje e gjeni me poshtë…