Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Lajçak takohet me Këshilltarin e Macronit për dialogun – tregon çka diskutuan

Gazeta10
13 September 2022 - 19:12

Miroslav Lajçak – Emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, sot është takuar me Emmanuel Bonne – këshilltarin kryesor diplomatik të Presidentit Emmanuel Macron. 

Lajçak ka thënë se në këtë takim është diskutuar për vizitën e tyre të fundit në Prishtinë e Beograd, transmeton Gazeta10. 

Tutje, emisari tha se temë e diskutimeve ishin edhe hapat e ardhshme për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. 

“I lumtur që u takova me Emmanuel Bonne – Këshilltarin kryesor diplomatik të Presidentit Macron, sot në Paris. Folëm për vizitën tonë të fundit në Prishtinë dhe Beograd, si dhe për zhvillimet aktuale dhe hapat e ardhshëm. Faleminderit Francës për mbështetjen e dhënë ndaj punës sime”, ka shkruar ai në Twitter./Gazeta10 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.