
Analisti Mentor Shala ka bërë një vlerësim kritik për qeverisjen e Albin Kurtit, duke e cilësuar atë si më të dobëtën që nga përfundimi i luftës në Kosovë.
I ftuar në emisionin debatues “ADRESA” në Kanal 10, Shala ka thënë se Kurti është mjeshtër i manipulimit të opinionit publik, duke pretenduar se përmes komunikimit të tij arrin të ndikojë në perceptimin e qytetarëve.
Sipas Shalës, imazhi që Kurti krijon në publik nuk përputhet me rezultatet e qeverisjes së tij, të cilën ai e vlerëson si më të dobëtën në krahasim me qeveritë e pasluftës.
“Me ngu Albinin, ai është mjeshtri më i madh i manipulimit publik, ngase ai njihet dhe di me mashtru masën. Kjo është një lloj zotësie e tij, që e ka si perceptim me mashtru opinionin dhe për atë duhet me ia dhanë dorën”, ka deklaruar Shala.
Ai ka theksuar se, pavarësisht mënyrës se si Kurti prezanton qeverisjen e tij para publikut, nëse bëhet një krahasim me qeveritë e mëparshme, sipas vlerësimit të tij, kjo qeverisje rezulton më e dobëta që nga paslufta.
Për më shumë shikone videon e plotë. /GAZETA10