Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vdes një 45-vjeçar në Obiliq, raportohet se është vrarë

Gazeta10
28 February 2024 - 10:42

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është gjetur pa shenja jete në Obiliq.

Bëhet e ditur se njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës mashkull kosovar.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në për obduksion.

Lidhur me këtë, zëdhënsja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se personi i cili është gjendur i vdekur sot në Obiliq është 45-vjeçar.

“Rreth orës 09:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një objekt në rrugën “Hasan Prishtina” në Obiliq.Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit mashkull 45 vjeç”, tha Ahmeti.

Ahmeti thotë se rasti po hetohet si vdekje e dyshimtë.

“Aktualisht policia me kujdes të shtuar ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”, tha Ahmeti 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.