
Dy skuadrat kosovare, Peja dhe Prishtina do të luajnë të enjten përballë njëra-tjetrës në Ligën Ballkanike.
Këto dy ekipe janë të vetmet nga Kosova që marrin pjesë në këtë kompeticion gjatë këtij sezoni.
Peja dhe Prishtina kanë tri fitore dhe një humbje këtë edicion në Ligën Ballkanike dhe nesër synojnë triumfin për tu ngjitur në kreun e tabelës.
“Verdhezinjët” ishin në finale të “Play-Offit” vitin e kaluar, ku u mposhtën nga ekipi izraelit Hapoel Beer Sheva.
Ndërkohë, Prishtina rikthehet të luajë në këtë kompeticioni pas një mungese disa vjeçare.
Në tri ndeshjet e luajtura këtë edicion mes këtyre dy skuadrave, dy herë ka fituar Peja dhe një herë tjetër Prishtina.
Peja gjendet në pozitën e dytë në tabelë në Superligën e Kosovës me 15 fitore e gjashtë disfata.
Ndërkohë, Prishtina renditet një pozitë më poshtë me 14 fitore e shtatë humbje.
Peja dhe Prishtina kanë bërë disa transferime së fundmi dhe janë gati për pjesën më të rëndësishme të stinorit.
Kjo përballje luhet në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë me fillim nga ora 19:00.