Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Sarrazin shkon në UNMIK, Ziadeh: Dialogu e vetmja rrugë përpara

Gazeta10
28 February 2024 - 13:17

Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Caroline Ziadeh, ka pritur sot në takim emisarin special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Përmes një postimi në platformën X, Ziadeh ka treguar se me politikanin gjerman kanë biseduar për situatën aktuale një vit pas Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ziadeh që drejton zyrën e UNMIK-ut në Kosovë ka thënë se dialogu është e vetmja rrugë e mundshme përpara.

“Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm Ziadeh u takua me Përfaqësuesin Special të Gjermanisë për Vendet e Ballkanit Perëndimor, Manuel Sarrazin, duke diskutuar situatën aktuale një vit pas Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke theksuar se dialogu është e vetmja rrugë e mundshme përpara”, thuhet në njoftimin e UMIK-ut.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.