
Kampioni në fuqi i Kosovës në basketboll, Peja ka zyrtarizuar transferimin e fundit për këtë sezon.
Pejanët kanë arritur marrëveshje me basketbollistin që ka pasaportë kosovare, Divine Myles.
Myles ka qenë i natyralizuar më parë te kombëtarja e Kosovës dhe vjen te Peja në cilësinë e lojarit vendor.
Basketbollisti 28-vjeçar ka luajtur edhe më herët në basketbollin kosovar, me fanellën e Prishtinës dhe të Proton Cable Prizrenit.
Peja ditë më parë transferoi edhe qendrën Jimmy Hall dhe tanimë e ka ekipin e kompletuar në luftën për të mbrojtur titullin kampion.