
Sulmuesi anglez, Jack Grealish do të jetë jashtë fushave të blerta për të paktën një muaj shkaku i lëndimit që pësoi në sfidën kundër Lutonit.
Grealish u detyrua të largohej nga loja në minutën e 38-të shkaku i një lëndimi.
Pas ekzaminimeve mjekësore, reprezentuesi anglez do të jetë jashtë fushave deri në fund të muajit mars.
Kjo do të jetë një humbje e madhe për trajnerin Pep Guardiola, pasi Cityn e presin disa ndeshje të vështira gjatë marsit.