
Basketbollisti i Bashkimit, Terrance Ferguson, është kthyer në palestrën “Sezai Surroi” ku po zhvillohet ndeshja me Yllin. Në çerekun e tretë të ndeshjes, Ferguson ka pasur telashe shëndetësore, duke rënë ngadalë në parket.
Ai është larguar me barrelë nga palestra, por tashmë është kthyer, pas kontrollimeve mjekësore që i janë bërë.
Ferguson është paraqitur përforcim i madh i Bashkimit për shkak të kaluarës në NBA.