
Manchester City ka fituar me rikthim ndaj skuadrës rivale, Manchester United.
Djelmoshat e Guardiolas e panë vetën në disavantazh prej 0-1, me golin e shënuar nga Marcus Rashford.
Pjesa e parë përfundoi në të mirë të “Djajve të Kuq”, mirëpo ajo e dyta ishte komplet e Manchester Cityt.
Fillimisht, për golin e barazimit u përkujdes Phil Foden, gjersa po i njejti shënoi edhe golin e dytë.
Golin e tretë për Cityn dhe epilogun e takimit e shënoi sulmuesi norvegjez, Erling Haaland.
City vazhdon ndjekjen e Liverpoolit, duke u renditur i dyti në tabelë me 62 pikë, teksa Manchester United zë vendin e gjashtë me 44 pikë.