
Kryeministri Albin Kurti u është bashkuar liderëve botërorë në thirrjen për armëpushim të menjëhershëm në Gaza, lirimin e pengjeve dhe rritjen e ndihmës humanitare.
Kurti ka thënë se vdekjet dhe vuajtjet e civilëve që nga sulmi i Hamasit, janë thirrje urgjente për veprim të shpejtë.
“U bashkohem zëvendëspresidentes Kamala Harris dhe dhe liderëve të tjerë botërorë në thirrjen për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza, lirimin e pengjeve dhe rritjen e ndihmës humanitare. Vdekjet dhe vuajtjet e civilëve në muajt që pas sulmit terrorist të Hamasit janë një thirrje urgjente për veprim të shpejtë dhe vendimtar”, ka shkruar Kurti në platformën “X”.