Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

“Ai që e ka ditëlindjen bashkë me flamurin”- Gold Ag viziton varrezat e Jasharajve në Prekaz

Gazeta10
05 March 2024 - 13:12

Reperi i njohur, Gold AG, është i njohur për këngët e tij të shumta me motive patriotike.

Ai u ka dedikuar këngë shumë heronjve të luftës, gjersa nuk ka munguar edhe nëpër akademi përkujtimore të organizuara në nderim të të rënëve për liri.

Së fundmi, reperi ka bërë homazhe te varri i komandantit legjendar, Adem Jashari, në kompleksin memorial në Prekaz të Skënderajt për ndër të 26 vjetorit të Epopes së UҪK-së.

Ai ka publikuar një fotografi në rrjetin social Instagram nga kjo vizitë e tij te varri i komandantit të ndjerë, teksa ka shkruar në mbishkrimin e tij atributin që karakterizonin Adem Jasharin.

“Ai që e ka ditëlindjen bashkë me flamurin”, ka shkruar ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.