Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Pa vështirësi përballë Sociedadit, PSG kalon në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

Gazeta10
05 March 2024 - 22:57

Paris Saint-Germain ka kaluar me lehtësi në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi mposhti Real Sociedadin me rezultatin e përgjithshëm 4-1 (2-0 ndeshja e parë).

Pas vetëm 15 minutash lojë, parisienët kaluan në epërsi me golin e Kylian Mbappes, që u asistua prej Ousemane Dembele.

Francezi pati shansin që të shënonte edhe të dytin në minutën e 29-të, por që nuk ia arrit të mposhte portierin kundërshtar.

Vendasit krijuan rastin e parë serioz në minutën e 45+1-të me anë të Takefusa Kubos, mirëpo Gianluigi Donnarumma ishte i vëmendshëm.

Në pjesën e dytë, PSG sërish nisi furishëm, ndërsa Mbappe (56’) realizoi të dytin në këtë ndeshje, kur u asistua nga Lee Kang-in.

Sociedadi kishte menduar se kishte shënuar për 2-1 në minutën e 63-të me anë të Barrenexea, por që ai u anulua për pozicion jashtë loje.

Vendasit nuk u dorëzuan deri në fund, ku shënuar golin e nderit në minutën e 89-të me anë të Mikel Merinos për 2-1.

Duke ruajtur këtë epërsi, PSG kaloi lehtësisht në çerekfinale, ndërsa do të shpresojnë që të ketë një kundërshtar sërish më të lehtë për të synuar gjysmëfinalen.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.